Pajisja e përgjimit, debate Tahiri-Noka në komision - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Lakonik është treguar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ne Komisionin Hetimor për ekzistencën ose jo te nje pajisjeje përgjimi, te përdorur ne mënyre te paligjshme nga Policia e Shtetit. Pas rreth 30 minutash pyetje-përgjigje, ministri Tahiri riperseriti qëndrimin me pake fjale dhe u largua nga mbledhja. Ne listën e dëshmitareve ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Haki Çako. Njësoj si eprori i tij, Çako tha se përgjigjet e tij gjenden ne dosjen hetimore te Prokurorisë. Ne Komisioni Hetimor dëshmoi edhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, mbledhje e cila u zhvillua me dyer te mbyllura.

Raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Komisionin hetimor ?Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes ?IMSI CATCHER? dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme?:

Deputeti Flamur Noka: Jeni në dijeni të hyrjes së një pajisjeje të quajtur ?IMSI Catcher? në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ju lutem përgjigjuni po ose jo.

Ministri Saimir Tahiri: Cila ishte pyetja më fal?

Deputeti Flamur Noka: Jeni në dijeni të futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të një pajisje të quajtur ?IMSI Catcher??

Ministri Saimir Tahiri: Unë jam në dijeni për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës sime, në bazë të ligjit. Për çdo çështje tjetër ju këshilloj t?iu referoheni institucioneve përkatëse.

Deputeti Flamur Noka: Mos më këshilloni se nuk jeni këtu për të më këshilluar mua. Jeni këtu për të kthyer përgjigje, kundrejt ligjit dhe kundrejt opinionit publik që është mjaft i interesuar për këtë çështje. Kështu që lëri këshillimet jep sqarime.

Ministri Saimir Tahiri: Për çështjen në fjalë ka një hetim nga Prokuroria. Ndaj ju këshilloj të drejtoheni pranë Prokurorisë për të marrë të dhënat e kësaj çështjeje.

Deputeti Flamur Noka: Nuk jeni ju ai që këshilloni, mos harro, jeni thirrur në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni. Ndaj po ju pyes keni dijeni për futjen në territorin e Republikës të pajisjes së ashtuquajtur ?IMSI Catcher? ?

Ministri Saimir Tahiri: Në qoftë se keni rezerva për përgjigjet e mia, mund të shfrytëzoni hapësirën që ju lejon ligji të bëni dhe kallëzim penal ndaj meje. Jam shumë i gatshëm. Kjo është përgjigja ime.

Deputeti Flamur Noka: Pyetja e dytë. Zoti dëshmitar, në një emision televiziv, në televizionin Top Channel, keni deklaruar se në Shqipëri është futur një pajisje ?IMSI Catcher? dhe ajo është përdorur vetëm për të gjurmuar numrat telefonik. A i qëndroni kësaj deklarate apo jo?

Ministri Saimir Tahiri: Mund t?i referoheni Sokol Ballës dhe asaj që kam thënë dhe besoj keni të gjitha përgjigjet.

Deputeti Flamur Noka: Këtu zoti dëshmitar nuk është i thirrur në cilësinë e dëshmitarit z. Sokol Balla. Jeni thirrur ju në cilësinë e dëshmitarit. Pra nuk ka nevojë të n...