Rama: Venecia konfirmoi vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias, sipas kryeministrit Edi Rama, tha fjalën e tij të fundit në lidhje me ligjin e Vettingut, gjithçka është në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Një përgjigje sipas tij, që i jepet edhe pretendimeve të opozitës për gabime në përkthim.?Partia Demokratike pretendon përsëri se ka një përkthim ekskluziv të sajin për Venecian. Në fakt Venecia ka konfirmuar pa rezervë Ligjin e Vetingut. Pikë!?, shkruan kryeministri Edi Rama në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.Çështja e vetingut ishte dhe porosia kryesore e dhënë nga Rama per deputetet socialiste. Pas mbledhjes së grupit, deputeti Pandeli Majko kërkoi qe te dëgjohet fjala e ndërkombëtareve. Komisioni i Venecias në opinionin e tij final, e bëri të qartë se ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është i në përputhje me përcaktimet kushtetuese.