“PD, asnjë amendament për kodin” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për socialistët opozita nuk ka paraqitur asnjë amendament për Kodin Zgjedhor. Bashkëkryetari socialist I komisionit të posaçëm parlamentar Taulant Balla tha se platforma e PD-së bërë publike 7 muaj më parë, nuk mund të merret në konsideratë. Ndërkohë që bëri me dije se ekspertët e PS-së kanë gati një draft me ndryshimet mbi ligjin për financimin e partive politike. Balla tha nëse opozita do të paraqesë amendamentet në rrugë ligjore, atëherë komisioni është i detyruar t?i marrë ato në shqyrtim.