Miratohen shtesat në buxhet për Kuvendin, Presidencën, Partitë dhe RTSH.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi me 9 vota pro dhe 2 kundër projektbuxhetin e vitit 2017.
Në seancën e fundit përpara votimit nga Kuvendi, Komisioni miratoi edhe kërkesat për rritje buxheti për disa institucione, mes të cilave Kuvendi, Presidenca, partitë politike, apo Radio Televizioni Shqiptar.
Prej më shumë se 1 muaji projektbuxheti i vitit 2017 është marrë në shqyrtim nga Komisionet Parlamentare, për t?u votuar përfundimisht nga Kuvendi në seancë plenare gjatë kësaj jave.