Në përfundim mbledhjes së grupit, bashkëkryetari Socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla ka deklaruar se PS ka gati draftin e parë lidhur me ndryshimet në ligjin për partitë politike për të garantuar transparencën e shpenzimeve dhe donacioneve që marrin partitë gjatë funksionimit të tyre.
Balla i ka bërë thirrje PD që të heq dorë nga historia e platformës që nuk miratohet pasi sipas tij nuk kemi një komision të Reformës Zgjedhore që miraton platforma, por një komision që diskuton vetëm rekomandimet e OSBE/ ODIHR.
Ditën e enjten pritet që Kuvendi të votojë zgjatjen me 60 ditë të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore.