“Zgjedhjet në Maqedoni, fundi i putinizmit” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per opozitën shqiptare, rezultati i zgjedhjeve ne Maqedoni është nje lajm i mire. Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi sqaron se diferenca me vetëm pak me shume se 1% mes partisë se drejtuar nga Nikolla Gruevski dhe partisë opozitare LSDM i jep mundësi Zoran Zaevit te behet Kryeministër, duke i dhënë fund putinizmit ne vendin fqinj. ?Është një lajm i mire për demokracinë ne Maqedoni, i jep fund, shpresojmë se ky rezultat i jep mundësi fundit te putinizmit ne Maqedoni ku një kryeministër përqendroi te gjithë pushtetet, u be super i fuqishëm, kontrolloi ekonominë, mediat, jetën politike dhe me këto zgjedhje kemi rikthimin e hapësirave demokratike ne Maqedoni. Ne fushatën zgjedhore kreu i opozitës Zoran Zaev dha sinjale pozitive kundrejt shqiptareve i përfshiu ne listat zgjedhore dhe mendoj qe nje qeveri e re ndërmjet opozitës se djeshme, LSDM dhe partive shqiptare i jep mundësi nje qeverie te re qe do i japë Maqedonisë nje frymëmarrje te re si ne aspektin demokratik edhe ne aspektin e marrëdhënieve ndëretnike, te cilat kishin arritur ne një status quo e nuk po avanconin me.?Bumçi nënvizon se vota e shqiptareve u copëtua pasi kishte 4 forca politike ndërkohe qe Zoran Zaev vendosi ne listën e partisë se tij kandidate shqiptare, por pavarësisht kësaj shqiptaret e Maqedonisë do te përfitojnë pozitivisht nga rotacioni politik.?Unë besoj se nje qeverie e re me ato parti qe ishin ne opozite qe vuajten vite te tera ne opozite për shkak te kapjes se pushtetit nga ana e Gruevskit do kenë vullnet, edhe vete rotacioni do krijoje hapësira. Pra kemi nje ndryshim sistemi plus edhe nje qëndrim te deklaruar nga kryetari i djeshëm i opozitës, sot një nga kandidaturat kryesore per te qene kryeministër.? Largimi i Gruevskit nga posti i kryeministrit per Bumçin do te jape efekte edhe ne politiken e jashtme te Maqedonisë per shkak te kursit te afrimit me Rusinë qe Gruevski kishte zgjedhur si forme reagimi ndaj presionit ndërkombëtar.