PD: “Venecia” na dha të drejtë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka përshëndetur opinionin e Komisionit te Venecias, i cili ne leximin e juristeve te opozitës i ka dhene te drejte shqetësimeve te saj per ligjin e vetingut. Nëpërmjet nje deklarate per mediat, Partia Demokratike sqaron se Komisioni i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i përbërë nga organet që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit duhet të jetë domosdoshmërish nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të Pavarur të Vetingut, konkluzion ky qe konfirmon tërësisht sipas juristeve te opozitës qëndrimin e Partisë Demokratike. Por opozita ve ne dukje se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion qe vendos nëse ligji i vetingut është ne përputhje me Kushtetutën apo jo.Komisioni i Venecias në paragrafët 46 dhe 58 çmon se është Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8 të KEDNJ-së.Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë cështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të garantojë që ligji i vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën?.PD i qëndron bindjes se ligji i miratuar me votat e mazhorances është anti-kushtetues.Vettingu, sipas Kushtetutes është garancia e vetme për lagimin nga sistemi të gjykatësve dhe prokuroreve të korruptuar?. Vettingu, sipas ligjit antikushtetues të Edi Ramës mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet.Tashme qe Venecia e dha opinionin e saj, pritet vendimi i 8 anëtareve te Gjykatës Kushtetuese per te përcaktuar se kur do te nise zbatimi i vetingut dhe i reformës ne drejtësi.