Aksionet për arrestimin e Kelmend Balilit u dekonspiruan

2016-12-18 0

Aksionet e zhvilluara për arrestimin e Kelmend Balilit dyshohet se janë dekonspiruar nga policia e Sarandës dhe Delvinës. Për këtë arsye Shërbimi i Çështjeve të Brendshëm dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim për të verifikuar veprimet e disa punonjësve të policisë lokale.

Burimet bëjnë me dijes se, ka indicie konkrete që oficerë kanë njoftuar Balilin për aksionet që do të kryheshin për prangosjen e 44-vjecarit i kërkuar nga Greqi për trafik drogë dhe krijim të organizatës kriminale.

Hetuesit kanë dyshime se ndikimi i Balilit në policën e Sarandës dhe Delvinës është i madh dhe ai mund të jetë njoftuar për çdo lëvizje që kryhej nga blutë.

Specialistët e Çështjeve të Brendshëm pritet të kalojnë në sitë të gjitha veprimet e disa oficerëve të policisë për të cilët ka dyshime konkrete se kanë komunikuar me të afërm të Balilit.

Pavarësisht operacionit të së shtunës për ndalimin e Balilit dhe hetimit të nisu ai ende nuk është prangosur. Por prokuroria ka bindjen se ai ndodhet ende në territorin shqiptarë.

Në operacionin e fundit për prangosjen e Balilit u angazhuan 200 forca policie. Një bashkëpunëtor i 44-vjeçarit u arrestua për armëmbajtje pa leje./ TV KLAN

Free Traffic Exchange