Gruevski fiton zgjedhjet në Maqedoni

2016-12-18 0

VMRO DPMNE-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni. Ajo kryeson ndaj opozitës së LSDM-së me një diferencë të ngushtë prej rreth 15 mijë votash.

Nga të dhënat e deri tanishme të komisionit shtetëror të zgjedhjeve, janë numëruar 99. 72% e votave, nga të cilat ka rezultuar se me 38.06 të votave VMRO kryeson ndaj 36.69% të votave që ka marrë opozita social demokrate e LSDM. Përkthyer në mandate, partia e ish kryeministrit Gruevski ka marrë 51 vende në parlamentin e ri, ndërsa LSDM 49.