Ministrja Ekonomi : Asnjë pasojë nga ligjit i “Call Centers”! - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, ka siguruar që nga ligji italian i Call Centerave, nuk do të ketë efekte të mëdha në ekonominë tonë. Sipas saj, 95% e bizneseve do të vijojnë të zhvillojnë aktivitetin, ndërsa vetëm 5 % e tyre, për shkak të rregullave të reja, do të përballen me kosto shtese. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasadori italian. Nga Shkodra, Alberto Cutillo, tha se ligji i miratuar parashikon rregulla të reja, por jo mbyllje të aktivitetit. Rregullat e reja që parashikon ligji italian, shoqërohen me kosto financiare për shumë kompani. Ndaj një ligj i tillë pritet të përballohet nga sipërmarrje serioze në këtë treg, duke shmangur firmat e vogla dhe me xhiro të ulet financiare, të cilat gjithsesi ofrojnë vende punë për tregun shqiptare.

Free Traffic Exchange