http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona janë prangosur dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacionit ?rezervimi?. Policia e Tiranës konfirmon se S. R., 22 vjeç, banues në Fier dhe D. D., 30 vjeç, banues në Zagreb, Kroaci merrnin mjete me qira në kompani të ndryshme, me qëllim trafikimin e tyre jashtë Republikës së Shqipërisë, në drejtim të shtetit Serb, ku më pas i deklaronin të vjedhura. I ndaluari S. R. në bashkëpunim me personin tjetër M. K., më datë 26.11.2016, dyshohet të kenë trafikuar drejt shtetit Serb, mjetin tip ?Skoda Oktavia?, të marrë me qira tek një kompani, mjet të cilin e kanë denoncuar të vjedhur më datë 30.11.2016, në Kumanovë të Maqedonisë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dhe personat me inicialet F. B. dhe M. K., 30 vjeç.