Akcizë për gazin e lëngshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria vendos akcize për gazin e lëngshëm, por e ka ulur tarifën pas kundërshtimit te Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga 13 lekë që ishte propozuar nga qeveria, Komisioni i Ekonomisë e miratoi në 8 lekë për litër. Konkretisht, bëhet fjalë për gazin që do të përdoret për automjetet. Por qëllimi i vendosjes së kësaj takse nga Ministria e Financave, solli debat mes forcave politike.Deputeti i PD, Edmond Spaho, shigjetoi LSI, që sipas tij, mban standarde të dyfishta, në propozime dhe më pas në miratimin e ligjeve. Rreth 20 mijë makina qarkullojnë në vend me impiant gazi. Poseduesit e këtyre automjeteve nga janari i vitit 2017, do të paguajnë 8 lekë më shtrenjtë një litër gaz, për shkak të vendosjes së akcizës.

Free Traffic Exchange