I ftuar në Report Tv administratori i 'Eco Tirana' Diego Testi u shpreh se brenda tre muajve do të pastrohet kryeqyteti.
Kjo përgjigje erdhi pasi Testi u pyet se kur Tirana do të behej e pastër sa Verona që njihet si një nga qytetet më të pastër në Itali.
'Eco Tirana' ka nisur punën gjatë natës ku punonjësit e kompanisë, e cila menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe e Veronës kanë vendosur 84 kontenierët e parë.