Policia e Shtetit ka dhënë detaje për aksionin që është bërë në Sarandë për arrestimin e Kelmend Balilit, i etiketuar si ?Eskobari i Ballkanit? nga mediat ne Greqi, vend ku kërkohet për trafik droge.
Sipas bluve aksioni ka filluar gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, menjëherë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda lëshoi një urdhër-arresti për të.
Në këtë operacion morën pjesë 200 forca policie, duke qenë se bëhet fjalë për njeriun më të kërkuar të paktën nga dy vende Shqipëria dhe Greqia. Vendi fqinj solli disa javë më parë dosjen për të dokumentuar akuzat për trafik droge dhe krijim të strukturave kriminale.
Aksioni për arrestimin e Balilit është zhvilluar në zonat e Sarandës dhe Delvinës.
Pavarësisht angazhimit të një numri rekord forcash policore duke përfshirë dhe FNSH ?ne dhe RENA, 44-vjeçari Balili nuk është gjetur.
Në shtëpinë e vëllait të Klemendit policia ka gjetur dy armë, dokumentacioni i të cilave po verifikohet për të parë nëse janë me leje.
Blutë kanë arrestuar Berti Dosti, një 36-vjeçar i njohur si bashkëpunëtor i Balilit, pasi e kapën me një pistoletë pa leje.
Policia thotë se do te vijoje operacionin për kapjen e Balilit, pasi ai rezulton të jete ende në Shqipëri./ TV KLAN