http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse një javë më parë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti lajmëroi mbërritjen e 50 mijë vaksinave kundër sëmundjes ?Dermatoza Nodulare?, në qarkun e Dibrës, nuk ka mbërritur asnjë dozë. Vetëm në bashkinë e Klosit jane dëmtuar rreth 150 krerë. Situta është alarmante edhe në Bashkinë e Matit, ku dermatoza ka shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, pranon se situata është e rëndë. Zyrtare te qarkut pohuan se qarkut u janë ofruar vetëm 1000 doza vaksine, sasi kjo e papërfillshme për shkak të numrit të lartë të gjedhëve. Në këto kushte, drejtoria e Bujqësisë Dibër, nuk e ka pranuar këtë sasi duke kërkuar rreth 10 mijë doza.