PD feston 26 vjetorin e krijimit, Basha: Do hapim partinë

2016-12-11 3

Në 26 vjetorin e themelimit, Lulzim Basha ka hapur dyert e Partisë Demokratike për të mirëpritur bashkëthemeluesit e forcës qe solli pluralizmin politik, por dhe të gjithë atyre që iu bashkuan ndër vite partisë që ai drejton prej 2013.

Kreu i opozitës, i cili thotë se ka kurajo, për të pranuar gabimet e bëra nga demokratët në pushtet sikurse vlerëson reformat e mëdha që kanë ndërmarr sipas tij kur qeverisën, i akuzon kundërshtarët politik se e kanë rikthyer Shqipërinë dhe shqiptarët ne krizen me te cilen perballeshin 26 vite më parë.

I vetëdijshëm se është kryetar i demokrateve fal hapjes së kësaj force për prurjet e reja, Lulzim Basha thotë se do të vijoj të njëjtën linjë të dyerve të hapura për çdo njërin që do të jap kontributin e tij dhe do të ndryshoje rregullat e garës për çdo drejtues përfshirë dhe atë të kryetarit të partisë duke rritur rolin e çdo anëtari që do të ketë në dorë vendimmarrjen.

Kryedemokrati e mbylli fjalimin me një shprehje të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp dhe me pas trokiti gotën me paraardhësin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha./ TV KLAN