http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
26 vite pas krijimit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha flet për transformim dhe ndryshim të funksionimit të forcës politike. Sipas tij, është detyra e PD-së që t?i ofrojë shqiptarëve një model të ri politik, ku të gjithë do të zgjidhen nga anëtarësia. Duhet të ndryshojmë veten sot, që të ndryshojnë vendin nesër, tha Basha. Ndryshimi, për të cilin flet Basha lidhet direkt me largimin e asaj që ai e cilëson si kapje të politikës nga krimi, largimin e kastës kriminale dhe të korruptuar në drejtimin e vendi. Në 26 vjetorin e krijimit, Basha tha se ishte Partia Demokratike ajo që u solli shqiptarëve më shumë liri dhe demokraci dhe i afroi më shumë me Evropën. Por nuk ngurroi të pranonte se çfarë do që është bërë mirë, nuk fsheh gabimet që janë bërë gjatë viteve të qeverisjes së vendit.