Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, ka bërë të mundur arrestimin e 11 personave dhe shoqërimin e 29 të tjerëve pasi akuzohen se trafikonin drogë në lokalet e natës në Tiranë.
Në lokalet e kontrolluar dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve. /Shqipëriaime.al