Në kulmin lëvizje për një vend në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme dhe 'luftës' për largimin e 'xhaketave' të vjetra dhe zëvendësimin e tyre me 35% nga të rinjtë, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi sot se garën do ta vendosë anëtarësia.
Basha u shpreh se vendimet e rëndësishme do t?u besohen anëtarëve.
"Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurrojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.