2 kg heroinë tek gomat e makinës, pranga 57 – vjeçarit në Kakavijë

2016-12-10 7

Kishte fshehur dy kilogramë heroinë në parafangot e gomave të para të makinës dhe po tentonte të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës.

Por tentativa e 57 ? vjeçarit dështoi, pas kontrollit të efektivëve të policisë. Kështu, burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Stavri Topi, 57 vjeç.

Sipas policisë, Topi u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me makinën e tij ?Benz?, me targa AA 770 LS. Pas regjistrimit në sistemin TIMS, mjeti kaloi në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në parafangot e gomave të para të automjetit u gjetën 4 pako me heroinë, me peshë totale 2 kilogramë./tvklan.al