Policia ka sekuestruar në Kakavijë 2 kg lëndë narkotike të llojit heroinë.
Në pikën e kalimit doganor, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Stavri Topi me mjetin tip "Benz", me targa AA 770 LS.
Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.