Të gjitha gratë dhe vajzat e rrethit të Kurbinit që duan të kryejnë ekzaminime për kancerin e gjirit mund ta marrin këtë shërbim falas dhe pa udhëtuar gjatë.
Prej disa ditësh në këtë zonë ka mbërritur mamografia e lëvizshme, e cila është vendosur pranë ambienteve të Spitalit të Laçit.
Që në ditët e para numri i femrave që janë drejtuar për të kryer ekzaminime ka qenë i konsiderueshëm. Mjeket thonë se mamografia e lëvizshme do të qëndrojë në Kurbin për një javë, ndaj i ftojnë të gjitha femrat e kësaj zone që të mos hezitojnë por të bëhen pjesë e ekzaminimeve.