Report TV - Erion Veliaj: Farka, parku i dytë i Tiranës, do mbjellim 2 mln pemë

2016-12-10 4

Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit, duke e bërë më të aksesueshëm për qytetarët dhe një mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët.

?Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqë nëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milionë banorë?, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit Artificial.

Këtë fundjavë, Liqenit Artificial iu shtuan një numër fidanësh të rinj, punë e cila po ndiqet rregullisht nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. I shoqëruar edhe nga drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e pesë parqeve të tjera, të cilat do t?i ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi çlodhjeje.