Pas Liqenit Artificial tashmë qytetarët do të kenë edhe një tjetër mjedis çlodhës dhe argëtues për fëmijët, atë tek Parku i Farkës.
Gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj tek Liqeni Artificial, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se së shpejti, Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës dhe 5 parqeve të tjera për qytetarët.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqenëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milion banorë. Ndaj, kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë sezonin e mbjelljeve, jo vetëm në Liqenin e Tiranës, por edhe në liqenin e Farkës, të Kasharit dhe Vaqarrit. Kështu, mbajmë atë premtim që kemi bërë një vit më parë që Tirana të ketë 5 parqe kryesore.
Veliaj tha se me planin Planin Urbanistik të Tiranës, parashikohet mbjellja e 2 milionë pemëve, që përbëjnë kurorën e gjelbër të Tiranës./ TV KLAN