Përleshje me armë në Athinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-10 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një përleshje me armë është regjistruar kete te shtunen ne tregun qendror të Athinës, pak metra larg bashkisë së kryeqytetit grek. Sipas burimeve policore, agjentet tentuan te kontrollonin një të dyshuar si trafikant droge, por hasen në rezistencën e tij. I dyshuari nxori armen duke qëlluar ne drejtim te agjenteve te policisë, qe iu kundërpërgjigjen. Si pasoje e te shtënave, nje agjent mbeti i plagosur dhe u dërgua per trajtim ne spitalin e Athinës. Pas ndjekjes, policia arriti ta rrethoje te dyshuar ne sheshin përpara Bashkise. Ne nje situate te tille, i dyshuari, sipas policisë nje shtetas algjerian, ka qelluar veten me pistoletën qe mbante ne dore. Autoritet deklaruan se ngjarja e ndodhur paraditen e së shtunës ishte nje përballje mes forcave të rendit dhe trafikantëve të lëndëve narkotike dhe s?ka asnjë lidhje me ndonjë akt të mundshëm terrorist. Autoritetet kane nisur gjithsesi hetimet per te hedhur me shume driten mbi ngjarjen.

Free Traffic Exchange