Te administrosh nje pallat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te jesh administrator i nje pallati apo kompleksi ne kryeqytet, nuk është dhe aq e thjeshte. Ende shume banore refuzojnë te paguajnë tarifën e mirëmbajtjes se pallatit dhe ambienteve te përbashkëta. Ndërgjegjësimi i tyre është puna me e vështirë për një administrator. Isidor Koti, qe menaxhon kompleksin ku jeton, tregon se 20% e banoreve, kryesish qiraxhinj, refuzojnë te paguajnë. Tarifat për mirëmbajtjen e pallateve ne Tirane janë nga 1 mije deri 2 mije leke te rinj, ne varësi te metrave katror te apartamenteve, por dhe zonave ku ndodhen. Banore te kryeqytetit tregojnë rëndësinë e administratorit për komunitetin. Por me ligjin qe do te vihet ne zbatim, administratoret do te trajtohen si biznese. Kjo gjë mund te sjelle rritje tarifash për komunitetin, ndaj administratoret sugjerojnë qe te huazohet modeli qe aplikohet ne Kosove. Bashkia e Tiranës do te nise zbatimin e ligjit per administratoret. Ne 5 mije pallate te kryeqytetit, do te këtë administrator te zgjedhur nga banoret ose do te përcaktohen nga bashkia. Pagesa e tyre por dhe shërbimet per komunitetin, do te mbulohen nga kontributi i familjeve. Ne rast refuzimi te pagesës, ligji parashikon ndërhyrjen e Gjykatës dhe Përmbarimit.