Venecia publikon draftin per Vettingun - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias miraton sot mendimin per ligjin e vettingut, ligji kyç per zbatimin e reformës ne drejtësi. Opinioni i eksperteve te komisionit me pas i shkon Gjykatës Kushtetuese, ndërsa publikohet ne faqe te hënën ne 12 dhjetor. Mësohet se ky opinion nuk ka ndryshime thelbësore nga drafti qe kane marre pak dite me pare partitë politike e ambasadoret. Burime prane maxhorances deklaruan atëherë se Komisioni i Venecias e kishte vlerësuar ligjin e vettingut ne përputhje me Kushtetutën. Tashme vendimi final i mbetet Gjykatës Kushtetuese e cila do te vlerësoje nese kërkesat e PD per shpalljen anti-kushtetuese ten je pjese te vettingut qëndron apo jo. Ndërkaq nje dite pas publikimit te mendimit te komisionit te Venecias, do te mblidhet edhe këshilli i ministrave, i cili do te marre ne shqyrtim hapjen ose jo te negociatave per anëtarësim te Shqipërisë ne BE.

Free Traffic Exchange