Nga e hëna, 70 koordinatorë nisin punën në terren

2016-12-10 0

Nga dita e hënë, 70 koordinatorë të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës do të nisin në terren procesin e ngritjes së asambleve dhe zgjedhjes së administratorëve të pallateve. Bashkia ka nisur zbatimin e projektit të rëndësishëm për harmoninë në komunitet, siç është ai i zgjedhjes së administratorëve të pallateve, të cilët do të luajnë rolin e ndërmjetësit dhe zgjidhësit e problemeve që banorët e pallatit kanë me njeri-tjetrin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me përfaqësues të njësive administrative, kryepleqtë e lagjeve dhe koordinatorë të zgjedhur, ku prezantoi në detaje projektin e zgjedhjes së administratorëve të pallateve.

?Nëse bëjmë gjëra dhe nuk i mirëmban askush, nëse një njeri mban peng një pallat të tërë se nuk paguan faturën për djegien e pompës, nuk jep kontribut për të mirëmbajtur ashensorin, s?ka vlerë.

Ndaj, masa konkrete që marrim sot ka të bëjë me vendosjen e administratorëve të pallateve në 5 mijë pallatet e Tiranës, që njëherë e mirë në këtë qytet të ketë rregull, edhe pse jemi një milion banorë, dhe të respektojmë secilin sikur të ishim një familje e vogël. Duke filluar nga dita e hënë do të kemi 70 koordinatorë në terren, të cilët janë rekrutuar nga Bashkia e Tiranës për të bërë një krehje të 5 mijë pallateve dhe për t?u siguruar që ky projekt të dalë me sukses?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange