Skadon afati i Komisionit për Reformën Zgjedhore, PS kërkon shtyrjen me 3 muaj

2016-12-10 0

Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i skadon afati i vendosur nga Kuvendi, për të përfshirë në ligjin elektoral rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Por bashkëkryetari socialist i këtij Komisioni, në një intervistë për Televizionin Klan thotë i ka kërkuar Kryeparlamentarit shtyrjen e funksionimin e tij edhe për 60 ditë të tjera, edhe pse në afro një vit të punës së tij nuk është arritur të miratohet asnjë nga rekomandimet e kërkuara.

Balla fajëson opozitën se nuk është shprehur për asnjë nga propozimet që mazhoranca ka bërë, pasi sipas tij, ajo është kundër rekomandimit kyç, atij për depolitizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë.

Balla bën të ditur dhe propozimet konkrete që socialistët kanë bërë, për mënyrën sesi KZAZ dhe Komisionet e Qendrave të Votimit mund të jenë apartiake.

Sa i takon propozimit të demokratëve që financimi i partive të jetë 100 % me të ardhura të buxhetit të shtetit, socialistët janë kategorikisht kundër, ndërsa për kërkesën e tyre për votim dhe numërim elektronik janë të hapur për të pranuar të aplikohet në një nga qarqet që do të zgjedh opozita.

Tv Klan