Kapen 30 kg heroinë në portin e Durrësit, një në pranga

2016-12-10 1

30 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit ndërsa në pranga ka rënë një person. Ai është Aurel Kryemadhi 45 ? vjeç, banues në Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë ditës së enjte, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin ?Skania?, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, që drejtohej nga i arrestuari Kryemadhi, shërbimet e Policisë dyshuan se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.
Për këtë arsye, efektivët e shoqëruan kamionin për tek skaneri, ku rezultoi se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako. Pas kontrollit të imtësishëm, në kamion u gjetën plot 52 pako heroinë, me peshë rreth 30 kilogramë. /tvklan.al