Lu: Lirimi i Lul Berishës i papranueshëm, gjykata të korruptuara - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur flitet per gjykatës te korruptuar, persona qe i thonë vetes njerëz te ligjit, por qe e shkelin atë kur blihen, ambasadori amerikan Donald Lu gjuhen diplomatike e shumëzon ne zero. Lirimin e Lul Berishës nga Gjykata e Durrësit, ambasadori Lu e vlerësoi si te papranueshëm. Deklaratën diplomati amerikan e beri gjate nje takimi me përfaqësues te Organizatave Jo Qeveritare, te përfshira ne aksione ne respekt te zbatimit te shtetit ligjor. Ai rrëfeu se para se të mbërrinte në Shqipëri, i kishin thënë se shoqëria civile shqiptare ishte vegël në duart e politikës. Porse këtë konstatim e rrëzoi menjëherë pas kontakteve me përfaqësues të saj. Ndryshimi nis nga shoqëria tha ambasadori Lu. Ambasada amerikane do të mbështesë Organizatat Jo Qeveritare përmes programin ?Roli mbikëqyrës dhe advokues i shoqërisë civile?, me synimin forcimin e kapaciteteve të organizatave për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për mbrojtur prioritetet kyçe të vendit.

Free Traffic Exchange