Prokuroria rekurs për Lulzim Berishën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-10 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria është e vendosur të mbaje në burg ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili u liria pak ditë nga Gjykata e Apelit të qytetit bregdetar. E kontaktuar nga Vizion Plus, zyra për shtyp e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi se, akuza e Durrësit po pret zbardhjen e vendimit e më pas do të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë. Por cili ishte vendimi që solli edhe lirinë për Lulzim Berishën, i akuzuar për disa vrasje e trafik droge në mesin e viteve 2000? Sipas diapozitivit të zbardhur pjesërisht nga Apeli i Durrësit, Berisha u lirua me kusht pra me ?arrest shtëpie?, me arsyetimi se kishte kryer 3/4 e dënimit prej 25 vitesh burg. Nga ana tjetër, Berisha ka përfituar ulje të dënimit edhe për shkak të sjelljes se mire. Ndërkohë pas lirimit, ai duhet të mbajë kontakte me zyrën vendore të shërbimit të provës. Regjistrimi i dosjes për gjykim në Apel u bë më 9 shtator të këtij vitit, pasi Berisha kishte bërë më herët kërkesë në shkallën e parë të gjyqësorit me pretendimin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Por kërkesa e tij u refuzua nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërsa vendimi që çoi në lirimin e Berishës, u dha nga treshja e trupës së Gjykatës së Apelit në Durrës, me kryesues Arben Vrioni, si dhe Petrit Ceni e Anita Mici anëtarë.