http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse u shoqërua me paqartësi nisma për faljen e gjobave qe prodhoi sistemi i tatimor në vitin e fundit, drejtorja e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero ka konfirmuar për Vizion Plus se këto penalitete do të fshihen. Konkretisht janë 31 mijë biznese që preken nga kjo nisëm, e cila pritet të gjejë miratim. Paqartësia në faljen e këtyre gjobave bëri që disa biznese t?i paguajnë këto penalitete. Por znj.Vjero thotë se do të rishikon këto raste ndërsa bëri apel që bizneset të mos veprojnë më tej deri në zyrtarizim e nismës e cila do të bëhet efektive në 2017. Bizneset e regjistruara gjatë 2015-2016 u gjobitën me nga 10 mijë lekë gjobë për vonesa në deklaratën e punonjësve. Ligji detyron këto deklarata ata duhet ti bëjnë 48 orë nga marrja e NIPT-it. Kjo kohë e limituar u kthye në burim gjobash, ndërkohë që nga moment i regjistrimit kërkohen 2 deri në 3 ditë kohë për aktivizim online.