Kryeministrja e Polonisë, Beata Shyzdlo, ka nisur vizitën e saj në Tiranë. Pas një ceremonie përpara Kryeministrisë, shefja e qeverisë polake, e njohur për qëndrimet e saj të ashpra kundër emigrantëve, takoi kryeministrin Edi Rama, me të cilin pati edhe një dalje në një konferencë për shtyp.