Report TV - Tahiri: Lirimi i Lulzim Berishës kambanë alarmi, duhet vettingu

2016-12-10 0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka cilësuar kambanë alarmi lirimin nga burgu të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Ai ishte në të njëjtën linjë me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, duke thënë se vendime të tilla të gjykatave dekurajojnë Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm tha se ky vendin i gjykatës tregon edhe njëherë tjetër se pse duhet zbatuar ligji i vettingut.