TIRANE-Avioni i drejtuar nga piloti italian Guido Guidi rrëzuar në Ishëm më 16 shtator dhe i dyshuar si mjet fluturues i përdorur për trafik ndërkombëtar droge nga ajri nga Shqipëria drejt Italisë rrezikon të dëmtohet si provë materiale edhe pse është pjesë e një hetimit të prokurorisë shqiptare.
Report Tv ka mësuar se më 24 tetor 2016, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore i është përgjigjur Prokurorisë me anë të një shkrese ku sqaron se nuk mund të sigurojë një hambar për ruajtjen e këtij avioni si dhe nuk ka teknik për t?i çmontuar krahët.