Report TV - Veliaj: Administratorë për çdo pallat, punësohen 5 mijë persona

2016-12-10 0

TIRANE-Mbi 5 mijë pallate në Tiranë do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohen 5 000 mijë vende të reja pune, ku administratori do të gëzojë dhe të drejtën e gjobës ndaj qytetarit 'pisanjos' e 'rebel'

Kështu deklaroi Kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi sot me administratorët e pallateve, te Kisha Ortodokse në kryeqytet.

??5 mijë pallate në kryeqytet do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohet mundësia për t?u punësuar 5000 mijë persona. Për këtë projekt do të njoftoheni edhe nga punonjësit e bashkisë të cilët do shkojnë në çdo pallat ku do informojnë banorët. 70 kordinatorë ditën e hënë do kryejnë kontrollin??, u shpreh Veliaj.