Ora News –Krasniqi: Shteti injoroi 8 dhjetorin, PD testoi strukturat para zgjedhjeve

2016-12-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë kaluar 26 vjet nga rrëzimi i diktaturës komuniste, analisti Afrim Krasniqi, thotë se vendi ka nevojë për udhëheqës të hapur.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, ai deklaroi se dhjetoristët rrëzuan Enverin dhe Byronë politike, por ngritën 26 Byro të reja politike.
Krasniqi: Shqipëria ka nevojë për kompromise politike, telerancë në komunikimin politik, ka nevojë për të pasur aksione të përbashkëta në gjëra që lidhen me integrimin dhe Shqipëria ka nevojë për politikanë të mençur dhe vizionarë. Katër kategori që fatkeqësisht i mungojnë klasës politike. Ne rrëzuam Enverin dhe Byronë politike dhe ngritëm 126 Byro të reja politike, aq sa është numri i partive dhe 126 lider. Vë veten në një lloj dileme publike që nëse këta liderë tranzicioni do të kishin qenë në kohën e Enverit a do të ishin si Enveri dhe kjo është fatkeqësi për këtë vend. Kemi nevojë për udhëheqës të hapur, për njerëz të hapur.Për njerëz që nuk i udhëheqin turmat për pushtet personal, por për tu bërë qytetarë.Mund të sakrifikojnë pak pushtet, mund të ngelin shumë vite në opozitë por i bëjnë mirë këtij vendi. Ata kanë bërë të kundërtën, kanë ushqyer popullin me ushqim dhe kanë përgatitur turmën që i puth dorën liderit, i brohoret liderit që është i gatshëm të hidhet në zjarr për liderin. Ky është çelësi kryesor i dështimit të tranzicionit.
Krasniqi u tregua kritik ndaj institucipneve shtetërore, të cilat sipas tij injoruan 8 dhjetorin, data e vetme pas pavarësisë kur vendosën elitat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-shteti-injoroi-8-dhjetorin-pd-testoi-strukturat-para-zgjedhjeve/

Free Traffic Exchange