Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ka folur për anketën e realizuar mbi ?Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen?.
Në një intervistë për emisionin ?Arena?, Ambasadori thotë se publikimi i këtij sondazhi ishte në momentin e duhur.
Borchardt vlerëson se mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t?i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.
Intervista
Ora News:Para pak ditësh ju keni bërë publike një anketë, të cilën e keni quajtur ?Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Çfarë është kjo anketë? Pse erdhi tani?
Ambasadori Borchardt: Kjo anketë kishte kohë që ishte planifikuar. Ne e prezantuam para dy ditësh, duke qenë se kjo ishte një ditë që u vinte për shtat të gjithë pjesëmarrësve. Nuk është se kishte ndonjë arsye të veçantë për ta prezantuar pikërisht në atë datë. Qëllimi i anketës është i dyfishtë. Ne duam të kontribuojmë bazuar në konstatimet empirike, në debatin këtu në Shqipëri për të kaluarën, si dhe duam të nxisim diskutime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/enver-hoxha-ambasadori-i-osbe-pse-publikuam-tani-anketen-dhe-qellimi/