Përsëritet fenomeni i dëmtimit të linjave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kësaj here nga individë të papërgjegjshëm, të cilët po punonin në një pronë private.
Dëmi i shkaktuar në fidrin L17 la pa energji elektrike për 20 minuta rreth 2500 abonentë. Dëmi u shkaktua nga ndërhyrja në trasenë kryesore të zonës nga shtetasi Astrit Kërçiku, për të cilin, është ngritur edhe padi.
Petraq Lika, drejtori teknik pranë OSHE, sqaroi për Report Tv dëmin e shkaktuar nga ndërhyrjet pa leje dhe të pa përgjegjshme.