Report TV - Inva Mula: Nena ime ruse jetoi si shqiptare,sakrifikoi për babanë

2016-12-08 3

Inva Mula e quan një takim shpirtëror përmes muzikës koncertin e së enjtes kushtuar nënës së saj artistes së njohur Nina Mula për 85- vjetorin e lindjes.

E takojmë Invën pak orë para koncertit që do të mbahet në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Sopranoja e njohur e konsideron një figurë shumë të rëndësishme nënën e saj.

E lindur në Rusi, artistja Nina Mula iku nga vendi i saj për hir të dashurisë së madhe për shqiptarin Avni Mula, tenor i njohur, me të cilin u miqësuan gjatë kohës që ai kreu studimet në konservatorin "Çajkovski" të Moskës rreth viteve '50.

Ndërsa e bija Inva Mula që falë talentit dhe edukimit të prindërve të saj u ngjit në skenat më të njohura të operës botërore e kujton me nostalgji duke u shprehur se për të ka genë edhe profesoreshë, edhe nënë, edhe artiste, dhe ka ndikuar mjaft në zhvillimin e karrierës së saj.