Alarmi për ndikimin rus - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Komisioneri per Zgjerimin ne BE, Stefan Fyle ka kritikuar politiken e deritanishme te unionit ndaj vendeve te Ballkanit Perëndimor, qe aspirojnë te bëhen pjese e tij. Ne nje konference per rritjen e bashkëpunimit ne rajon te organizuar nga grupi ?Miqtë e Europes? ne Bruksel, ai paralajmëroi se nese blloku distancohet nga Ballkani Perëndimor, lojtare te tjere gjeopolitike do te përfitojnë menjëherë nga kjo mundësi per ta shtrire ndikimin e tyre. ?Rusia dhe Turqia po përpiqen te mbushin kete boshllëk. Rusia mbështetet ne raportet e ngushta me Serbinë, qe u forcuan gjate bombardimeve te NATO-s ne vitin 1999 dhe po përpiqet te ndryshojë edhe drejtimin politik ne Malin e Zi, qe i është bashkuar NATO-s. Ndërsa Turqisë i është shtuar oreksi për ish-territoret e saj otomane ku shumica e popullsisë është myslimane si Bosnje Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe disa pjesë të Maqedonisë. Presidenti turk Erdoan ka folur per ?kufijtë e zemrës? duke përmendur aty kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin si dhe qytetin bullgar të Kardzhalit. Ne cilësinë e te dërguarit special per Ballkanin nga ministria e Jashtme ceke, Fyle tha se ritmi aktual i shtrirjes së BE-së nuk mund të jetë i vazhdueshëm. Progresi i deritanishëm i Ballkanit Perëndimor është ende tepër i brishtë e sipas Fyles nuk mund të mendohet se është mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapa. Deklaratat vijne ne nje kohe kur jane shtuar dilemat per zgjerimin dhe zërat per rrezikun e ndikimit rus, apo te depërtimit te militanteve islamike ne Ballkan. Vetëm nje dite me pare shefi i CIAS-n vizitoi Tiranën per te diskutuar pikërisht per luftën kunder terrorizmit si dhe çështje te tjera te sigurisë rajonale.

Free Traffic Exchange