Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregtarët e tregut të licensuar të fruta-perimeve në Durrës kërkojnë ndërhyrje nga Bashkia për largimin e ambulantëve. Tregtarët thonë se përveç konkurencës së pandershme, ambulantët duke shitur në rrugë dhe trotuar, pengojnë dhe furgonët që bëjnë furnizimin, ndërkohë që nuk paguajnë asnjë detyrim në Bashkinë e Durrësit.
Tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Durrës kanë protestuar kundër konkurencës së pandershme nga ana e tregtarëve ambulantë që shesin në rrugë apo në trotuare.
Tregtarët e licensuar thonë se policia bashkiake që ka për detyrë të menaxhojë mbarëvajtjen e tregut, po lejon ambulantët të shesin në trotuare, duke penalizuar ata që shesin brenda tregut të rregullt.
Tregtari: Përveçse bllokojnë rrugët e qytetarëve, këta janë të gjithë pa letra, pa licenca, pengojnë punën që bëhet brenda.Po bllokojnë rrugën fare. Këtu nuk kalohet as me makina, as tregtarët, as punëtorët, as njerëzit.
Tregtari: Kërkojmë ndihmë nga policia e rendit, të gjithë këta që rrinë këtu kanë vende brenda.
Tregtarja: Nëse nuk e plotësojnë dot tregun, të bëjnë treg tjetër se edhe këta do të hanë. Bëje me kat të dytë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tregtaret-e-fruta-perimeve-protestojne-per-largimin-e-ambulanteve/