Ashtu si në 8 Dhjetor të vitit 1990, ku mijëra të rinj u ngritën për të rrëzuar sistemin totalitar, nga po i njëjti shesh, në Qytetin Studenti, Lulzim Basha ftoi rininë të marrë në dorë fatet e vendit, për t?i thënë ndal autokracisë, që sipas kreut të demokratëve, mban peng lirinë dhe demokracinë në vend.
Të rinjtë i ftoi të mos largohen nga Shqipëria, por ashtu si 26 vite më parë të bëhen pjesë e një ndryshimi rrënjësor për vendin.
Liria për Lulzim Bashën nis nga Partia Demokratike, e sipas kreut të opozitës, tashmë ka nisur një proces hapjeje në radhët e saj, e ku në zgjedhjet e ardhshme 35% e deputetëve të Grupit Parlamentar do të jenë nga radhët e të rinjve.
Më herët, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike zhvilluan në mënyrë paralele disa protesta përpara Ministrisë së Brendshme, asaj të Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Bashkisë së Tiranës e Kryeministrisë. Arkivoli, pakot me kanabis, e qese me plehra ishin simbolika e përzgjedhur nga të rinjtë demokratë, të cilët kërkuan dorëheqjen e Ministit Tahiri, Ministres Nikolla dhe Ilir Beqajt.
Tv Klan