“Low cost” edhe në Rinas - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e parë ?Low Cost?, hungarezja ?Wizzair? qe do të nisë punën në prill të vitit 2017 parashikohet të ofrojë bileta drejt Budapestit me çmime që do të nisin nga 30 apo dhe 40 euro. Ky destiancion do të shërbejë si një vend transit për pasagjerët shqiptar dhe pritet që fluturimet të ofrohen dy herë në javë nga aeroporti ?Nënë Tereza?. Këtë premtim e ka bërë Kreu i Aviacionit Civil, Flamur Çelaj, në një intervistë për Vizion Plus. Ai thotë se do të intensifikojë negociatat edhe me aeroportin ?Nënë Tereza?, me qëllim lidhjen e kontratës. Deri me tani ekziston vullneti institucional, por mbetet për t?u parë ai i koncesionarit të Rinasit në konkretizimin e kontratës finale. Por si vendosi një kompani Low Cost të fluturojë në aeroportin tonë me tarifa të shtrenjta? Drejtori e ka një përgjigje. ?Është menduar që kompania do të operojë fillimisht për një periudhë 4 -vjeçare. Në se kjo kompani do të dalë me humbje ajo do të subvencionohet nga qeveria hungareze. Kjo marrëveshje është arritur mes palëve?-shprehet Çelaj. Rikthimi i një linje direkte ajrore Tiranë-Budapest më shumë se ekonomike është lidhje politike mes dy vendeve. Ajo do të jetë e vetmja që do të ofrojë këtë destinacion për katër vitet ne vazhdim. Ndërsa në një të ardhme nuk përjashtohet mundësia e shprehjes së interesit për të marrë me koncesion aeroportin e Kukësit.