Korçë, 100 vjetori i krahinës autonome - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korça feston autonominë 100 vjeçare si krahinë këtë dhjetor. Me artin që mbërrin prej këtij shekulli, kështu kanë zgjedhur të festojnë korçaret në pazarin e tyre të veçantë. Një shekull muzikë, pikturë e fotografi e kanë zbukuruar këtë zonë tanimë të njohur edhe për turistët e huaj që nga data 2 dhjetor, kur edhe kanë nisur aktivitetet. Kjo javë e rëndësishme u mbyll me një mbrëmje poetike, ku kanë performuar aktorë si Yllko Mujo e Mevlan Shanaj. Nuk kanë munguar pjesë të ndryshme teatrale që kanë marrë jetë në Korçë apo edhe xhirimet kinematografike, realizuar ndër vite në qytetin juglindor. Festa do të vijojë me një ekspozitë të Artan Lames, që sjell një koleksion të veçantë flamujsh në 100 vite të kësaj krahine, ndërsa kulmon me datën 10 dhjetor kur Korça do të presë me 100 vjet art kreun e qeverisë Edi Rama.

Free Traffic Exchange