http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse me pare vështire te mendohej se te rinjtë nga Serbia, Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund te takoheshin dhe shkëmbenin kulturat e tyre, kjo do te ndodhe nga sot e tutje ne Tirane. Me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel ne kryeqytetin shqiptar është hapur zyra rajonale e te rinjve te Ballkanit Perëndimor. Ne ditën e rinise kryeministri Edi Rama, ministra nga 6 vendet e rajonit si dhe përfaqësues te larte te qeverise franceze dhe asaj gjermane inauguruan zyrën ?Ryako? ne pallatin e Kongreseve. Kryeministri Rama vlerësoi angazhimin e Kancelares Gjermane per realizimin e ketij projekti per vendet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht historisë dhe te kaluarës tashme per te rinjtë e Kosovës dhe Serbisë nis nje etape e re. Bashkëpunime dhe shkëmbime eksperiencash ne fushën e arsimit, sportit dhe kulturës. Ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi tregoi profilin e kësaj zyre me seli ne Tirane ne fushat e bashkëpunimit mes 6 vendeve. Nje vit me pare ne konferencën e Berlinit krerët e qeverive te rajonit, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit te Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës morën angazhimin per te ngritur zyrën e bashkëpunimit rinor.