Nën modelin franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, nga sot ka nisur të funksionojë zyrtarisht Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor. Kjo zyrë që do ta ketë qendrën në Tirane vjen si projekt i iniciuar nga procesi i Berlinit dhe i vetmi, i cili ka parë deri tani dritën e realizimit, nga shumë të tillë të diskutuara si pjesë e bashkëpunim mes 6 vendeve të rajonit të Europës Juglindore.
I pranishëm kryeministri Edi Rama thotë se është shpresëplote që kjo zyrë do të ndikojë jo pak që të rinjtë e këtij rajoni të njohur si vatra e konflikte do të sjellin një realitet të ri në Ballkan.
Ministri i Rinisë Blendi Klosi foli me të njëjtin optimizëm për bashkëpunimin që do nxis ngritja e kësaj zyre.