Report TV - Buxheti 2017,përplas Ministren e Arsimit me deputetët e PD

2016-12-07 1

Buxheti i vitit 2017 ka përplasur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë Ministren e Arsimit Lindita Nikolla me deputetët e Partisë Demokratike.

Deputeti Ridvan Bode akuzoi se janë rritur ndjeshëm çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore, ndërkohë që kanë ardhur në ulje shpenzimet buxhetore në këtë sektor.

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se për herë të parë në 25 vite buxheti mbulon vetëm për 9 muaj pagat e pedagogëve, duke ua lënë vetë universiteteve sigurimin e 3 muajve të tjerë.

Free Traffic Exchange