Basha përgënjeshtron BE –në për Vetting -un

2016-12-07 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, sipas të cilës nuk ishte e vërtetë që EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin Anglisht të ligjit të Vetting -ut që i është dërguar Komisionit të Venecias.

Nga Brukseli, ku mori pjesë në një aktivitet të zhvilluar nga ?Miqtë e Europës?, Basha tha se opozita e ka shpalosur të vërtetën me fakte se varianti në Anglisht, që është përdorur nga Komisioni i Venecias është ai i gabuari dhe se ka qenë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese që ka pohuar se në Venecia është dërguar përkthimi i EURALIUS.

"E vërteta është ajo që ne e kemi shpalosur me fakte, e kemi treguar dhe dje. Zoti Bylykbashi e ka nxjerrë para opinionit publik. E vërteta është ajo që vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar dhe që vetë Komisioni i Venecias ka pranuar. Përkthimi i përdorur nga Komisioni i Venecias ka qenë i gabuari dhe kjo është përtej çdo dyshimi".

Ligji me gabime, sipas opozitës, tashmë është hequr nga faqja zyrtare e EURALIUS. Basha thotë se nuk është detyrë e opozitës të përcaktojë se cila është përgjegjësia e misionit EURALIUS në këtë çështje, por e institucioneve të Bashkimit Europian.

Free Traffic Exchange